18.5 C
Tirana

Riatdhesohen 60 shtetas shqiptarë nga Franca e Belgjika

VENDI

60 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë janë riatdhesuar këtë të martë.

Operacioni për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë u organizua nga autoritetet franceze në bashkëpunim me FRONTEX. Emigrantët, 55 prej të cilëve nga Franca dhe 5 nga Belgjika u transportuan nga aeroporti Lille Lesquin.

Personat e riatdhesuar kishin vendim për dalje nga territori francez apo belg, për shkak të qëndrimit të parregullt apo kërkimit të azilit në këto vende.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Ndërkohë Policia Kufitare ka forcuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe me patrulla të shtuara në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit.

- Advertisement -

TE FUNDIT