17.5 C
Tirana

Rezarta Shkurtës tregon dhuratën që i la Nexhmije Hoxha para se të ndërronte jetë.

VENDI

Para se të ndërronte jetë Nexhmije Hoxha publikoi edhe një libër me rreth 530 faqe për historitë e kaluara.

Në këtë libër autorja mbronte maksimalisht figurën e të shoqit dhe kujtonte edhe vizitat e shumta që priste në shtëpi pas vdekjes së Enverit.

Pikërisht këtë libër me domethënie të madhe për pasardhësit e saj Nexhmija ia ka dhuruar edhe nipit të saj Ermalit dhe Rezarta Shkurtës.

Rezarta e ka publikuar me një foto dhuratën e fundit nga Nexhmija e cila i ka lënë edhe një shënim.

Të dashur Ermal dhe Rezarta ju lë këtë libër të fundit të jetës time për kujtim e me urimet për jetë të lumtur e prosperitet në punë. Ju përqafoj bashkë është shkrimi i saj të cilin Rezarta e shoqëron me fjalët grua historike.

- Advertisement -

TE FUNDIT