17.5 C
Tirana

“Revolucioni Bashkiak”, deklaratë e fortë e Edi Ramës: Unë nuk kam frikë…

VENDI

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Përballë” në RTSH, të gazetarit Lutfi Dervishi.

Pjesë nga intervista

Dakord, ju thoni opozita ka frikë nga drejtësia. Një logjikë thotë partia juaj ka 6 vite në pushtet. Nuk paska frikë një qeveri që ka kaluar 6 buxhete, nga drejtësia dhe paska frikë ata që kanë qenë para 10 vitesh?

Po, po si shpjegohet që unë që në sekondën e parë e kam vënë në program reformën në drejtësi, kur ekspertët thoshin mos e vërë në program sepse do shumicë të cilësuar, do shumicë kushtetuese etj, etj. Dhe si shpjegohet që nga dita e parë deri më sot unë jam absolutisht i vendosur dhe s’kam asnjë lëkundje për këtë punë?! Unë s’kam frikë! S’kam frikë.

Le të thonë çfarë të duan e si të duan, nuk kam frikë. E kam thënë… pse nuk kam frikë? Sepse asnjëherë nuk kam bërë asgjë që të kem frikë. Kaq. Ndërkohë që të gjithë e dinë, të gjithë ata që punojnë me mua e dinë.

Unë jam mbrojtësi më i flaktë i punës së kujtdo, unë i vë gjoksin kur vjen puna te puna apo për të mbrojtur nga akuzat e padrejta. Në momentin që ka diçka që lidhet me drejtësinë, nëse është ok është i mirëseardhur, nëse nuk është ok, lamtumirë. Është shumë e thjeshtë.

E kam thënë gjithmonë, një familje në kuptimin e thjeshtë të fjalës, një organizatë, një parti, një ndërmarrje, një shtet, një anëtar i familjes së vogël, një djalë, një xhaxha, një vëlla, një motër, nuk gjykohet nga kjo, nga ajo që bën një pjesë e organizatës, gjykohet nga mënyra se si reagon.

A pajtohet apo nuk pajtohet me këtë?

A distancohet apo nuk distancohet nga kjo? A mban apo s’mban qëndrim? Ky është ndryshimi i madh mes meje dhe atyre që sonte janë bërë bashkë për t’i dalë për ndesh drejtësisë.

Pse? Sepse këtu kemi qenë kur drejtori i përgjithshëm i tatimeve ishte me arrest shtëpie nga gjykata dhe e mbanin akoma drejtor dhe kryeministri thoshte përderisa nuk ka vendim të formës së prerë “është i pafajshëm” dhe këtu kemi qenë kur unë i thashë një ish ministri të brendshëm “unë dua të të besoj, por nuk mjafton fjala jote.

Dil jashtë nga kjo shtëpi, shko përballu me drejtësinë, avokatët gjeji janë të tutë, ne nuk jemi avokatët e tu dhe kaq”. Këto janë standardet, nuk ka të tjera.

Me ngritjen së shpejti të BKH dhe SPAK, a parashikoni që do të duhet të mbani qëndrim ndaj shumë antarëve të familjes tuaj politike?

Unë mbaj qëndrime politike dhe morale ndërsa qëndrimet ligjore i mbajnë institucionet dhe të jeni i sigurt që me krijimin e SPAK-ut dhe të BKH-së kurrë nuk do të dëgjoni Edi Ramën që të thotë: kjo është e padrejtë, kjo s’është e padrejtë. Ata do të jenë të lirë të bëjnë punën e tyre dhe gjithkush që do të ketë probleme me ta duhet t’i zgjidhë vetë, jo nëpërmjet meje.

- Advertisement -

TE FUNDIT