24.5 C
Tirana

“Po më marrin telefonin nga dora”, dalin pamjet, ja si u arrestua Bardh Spahia

VENDI

TIRANË– Është ndaluar ‘live’ ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia. Spahia është ndaluar teksa po udhëtonte me makinë në zonën e njohur si “Vasil Shanto” në kryeqytet.

Përpara makinës së Spahiajt kanë ndaluar dy policë. Ish-deputeti ndërkohë refuzon të zbresë nga automjeti dhe shprehet se ky është një urdhër nga Taulant Balla.

Më pas Spahia debaton me Taulant Ballën, i cili ishte në studion e “Open” dhe kamera e emisionit po xhironte ndalimin e ish-deputetit të PD-së.

Debati

Spahia: Ja shiko si u ka dhënë Balla urdhrin për arrestimin tim
Balla: Unë nuk debatoj me terrosita.
Spahia: Ja si u ka dhënë urdhëra Balla nga studio. Kjo është skandaloze, ky ësthë tekst diktatorial.

Balla: Duhet të ishe në Shkodër, ke qenë deputet aty.
Spahia: Nuk më kanë ndaluar ende, po kërkojë arsyen e ndalimit.

Më pas polici afrohet dhe hap derën e makinës së ish-deputetit, teksa ky i fundit flet me gazetaren Eni Vasili dhe i tregon asaj se po i marrin telefonin.

Spahia: Po kërkojnë me çdo kusht të heqin vëmendjen nga përgjimet. Po më kërkojnë që të më marrin, me forcë në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Eni, po më marrin telefonin.

Polici: Zotëri fike telefonin.
Spahia: Eni po më marrin telefonin, me metoda jo të hijshme.

Policia: Zotëri fike telefonin.
Spahia: Prit se është i kameramanit, t’ia japim se gjynah.
Balla nga studio: Çfarë sjellje.

- Advertisement -

TE FUNDIT