11.5 C
Tirana

Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin e mjeteve.

VENDI

Reshjet e borës kanë vijuar përgjatë gjithë natës në qarkun e Korçës ndërsa kanë nisur edhe problemet e para për qarkullimin e mjeteve.

News 24 raporton se probleme me lëvizjen e mjeteve ka aksi Korçë Kolonjë në Qafën e Qarrit ku trashësia e borës ka qene e konsiderueshme.

Ndërkohë aksi Korçë Dardhë dhe Korçë Voskopojë është i qarkullueshëm dhe mjetet mund të lëvizin pa zinxhirë. Mësohet se në Dardhë trashësia e borës është mbi 20 cm dhe reshjet po vazhdojnë edhe gjatë mëngjesit.

- Advertisement -

TE FUNDIT