14.5 C
Tirana

Reshjet e dëborës / ARRSH: Ja akset ku duhet të qarkulloni me zinxhirë

VENDI

Reshjet e dëborës kanë përfshirë mëngjesin e kësaj të mërkure vendin. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në qarkun e Veriut, qarkullimi i automjeteve në të gjitha segmentet rrugore kryhet pa nevojën e zinxhirëve.

Konkretisht në Kuben-Vasie, Qafë e Buallit-Krastë, Ura e Cerenecit-Qafë Dragalicë qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Por, rekomandohet përdorimi i tyre në segmente të vogla, si pasojë e borës që sjell era në rrugë. Lajmërohet se kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për të bërë të mundur pastrimin e të gjitha akseve.

Ndërkohë, në qarkun e Korçës, reshjet e dëborës kanë filluar në orën 4 të mëngjesit. Trashësia arrin deri në 15.

Kalimi në aksin Boboshticë-Dardhë këshillohet që të lëvzet me me zinxhirë për makinat e vogla.

ARRSH iu bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të shafen të kujdesshmë, veçanërisht gjatë orëve të para të mëngjesit dhe përgjatë natës. Rekomandohet që të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

- Advertisement -

TE FUNDIT