22.5 C
Tirana

RESHJET DHE SHKARKIMET ,PROBLEME NE VAUN E DEJES

VENDI

Gjatë 24 orëve te fundit si rezultat I reshjeve intensive dhe shkarkimeve përgjatë kaskadës në lumin Drin është përkeqësuar situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Vau Dejës.
Pas inspektimeve në terren, të bëra nga Bashkia Vau Dejës, në njësinë Administrative Bushat situata  e permbytjeve e kalon shifrën e 1000 ha tokë e përmbytur.
Në detaje paraqitet si më poshtë:Njësia Administrative Bushat:Deri në këto momente, janë mbi 1000 ha tokë e
përmbytur ne fshatrat:Bushat,Rranxa,Mali i Jushit,Fshati i Ri,Trush i poshtëm,Hotën.
Niveli i ujit ka pësuar rritje sipas hidrometrit  dhe ka nje  tendencë rritjeje.Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe dhe të tjera si më poshtë:Foragjere 575 ha;Jonxhe 355 ha;Vreshte dhe pemtore
5 ha;Grurë 65 ha;
Aktualisht janë të bllokuara nga uji mbi 80 banesa, nderkohe me prezence uji në banesa jane 25 të tilla në fshatrat Mali I Jushit, Fshati I Ri dhe Trush I poshtëm.
Bashkia Vau Dejës në bashkëpunim me Fondacionin Hollandez, ofrojnë kushte për strehim për familjet e prekura nga përmbytjet, në cdo kohë .Janë bllokuar si rezultat I përmbytjeve disa biznese mes
të cilave 15 ferma blegtorale.Është dëmtuar nga përmbytja një sasi e madhe e bazes ushqimore per gjënë e gjallë
Është në proces evakuimi  gjeja e gjallë konkretisht :325
krerë gjedhë,Të imëta 257,Derra 110.Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë immediate, kërkohet koncentrat dhe bar I thatë .
Bashkia
Vau Dejës, në këto momente  është pranë banorëve në zonat e permbytura  me mjetet e saj të transportit, punonjesit e sherbimeve dhe emergjencave civile jane terren per ti ardhur ne ndihme banoreve.
Bashkia Vau Dejës  është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve të zonave të prekura nga permbytjet.Në Bashkinë
Vau Dejës, Shtabi I Emergjencave po bën koordinimin, monitorimin dhe pergjigjen ne kohë të nevojave të komunitetit.
Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë verifikimin e dëmeve të shkaktuara deri në këto moment.Bashkia Vau Dejës, fton të gjithë banorët që për cdo rast  emergjencë të komunikojnë me Shtabin e Emergjencave Civile ne Bashkinë Vau Dejës,
Policinë e Shtetit dhe Komitetin e Emergjencave Civile ne Prefekturen e Qarkut te Shkodrës për të shmangur cdo lloj situate emergjente.

- Advertisement -

TE FUNDIT