25.5 C
Tirana

Reshje të shumta dëbore, ARRSH: Mjetet e vogla të lëvizin me zinxhirë

VENDI

Edhe verilindja është përfshirë nga resgjet e dëborës këtë të dielë. Në orët e paradites janë shfaqur probleme në zonat e thella malore si njësitë Lurë, Kala e Dodës, Reç dhe Arras në Dibër, ku trashësia e borës shkon deri në15 cm.

Po ashtu probleme janë shfaqur edhe në Trebisht dhe disa fshatra te Zerqanit në Bulqizë. Në rrugën nacionale Peshkopi – Maqellarë janë shfaqur probleme në qarkullin e automjeteve ku kanë mbetur të bllokuara rreth 1 orë.

gjithashtu edhe Korça është mbuluar nga dëbora, e cila po vijon të bjerë në të gjithë rrethin.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, në aksin rrugor Korçë-Dardhë ka reshje të shumta dëbore dhe po punohet për mirëmbajtjen dimërore.

ARRSH deklaron se nga kilometri i 5-të deri në të 14-ë kalimi i mjeteve të vogla duhet bërë me zinxhirë.

- Advertisement -

TE FUNDIT