20.5 C
Tirana

Reagon PD: Ja pse Rama e anuloi vizitën në Shkodër, gazetarët e Vlorës u njoftuan me urgjencë

VENDI

Partia Demokratike ka deklaruar të shtunën se kryeministri Edi Rama e anuloi vizitën e planifikuar dhe të njoftuar në Shkodër, pasi u fsheh si një frikacak nga protesta që e priste.
Përmes një deklarate, PD sqaron se propaganda bajate nuk e mbulon dot as frikën e Ramës as nga shqiptarët dhe as faktin se në çoroditje e sipër nga protesta e shkodranëve, gazetarët e Vlorës u lajmëruan me urgjencë nga Bashkia për praninë e Ramës në ceremoni vetëm 10 minuta para nisjes së saj.
Deklarata e PD-së:
Edi Rama u fsheh si frikacak sot nga shkodranët, duke anulluar vizitën e bërë publike një ditë më parë nga mediat e kontrolluara prej tij.
I çekuilibruar psikologjisht, për shkak të protestave që po e ndjekin deri tek dera e shtëpisë, Edi Rama gënjeu sot publikisht shqiptarët, kur tha se nuk kishte në plan të shkonte në Shkodër, por në Vlorë.
Kryeministria e ka shpërndarë njoftimin për axhendën e Edi Ramës në Shkodër tek disa nga gazetarët që mbulojnë aktivitetin e Ramës, tek Partia Socialiste e Shkodrës dhe deputetët e saj.
PD u bën thirrje mediave të publikojnë mesazhet e shpërndara nga kryeministria, të jenë në lartësinë e misionit të tyre për të informuar publikun me vërtetësi dhe paanshmëri.
Propaganda bajate nuk e mbulon dot as frikën e Ramës as nga shqiptarët, as faktin se, në çoroditje e sipër nga protesta e shkodranëve, gazetarët e Vlorës u lajmëruan me urgjencë nga Bashkia për praninë e Ramës në ceremoni vetëm 10 minuta para nisjes së saj.

- Advertisement -

TE FUNDIT