23.5 C
Tirana

Rashel Kolaneci: Më kanë propozuar reperë, por nuk e shoh veten pranë një njeriu të famshëm

VENDI

Rashel Kolaneci ka qenë së fundmi në një lidhje direkte me emisionin ‘Pop Culture’ me Dojna Memën ku ka treguar se si ka shkuar kjo kohë për të.

Thumbimet e Dojnës nuk kanë munguar rreth komenteve që thonë se i ngjan yllit televiziv, Kim Kardashian.

“Kam që 14 vjeç që më komentojnë”, tha Rasheli, duke lënë të kuptohet se tani është mësuar me fjalët që thonë të tjerët.

Rreth komenteve të ndryshme për operacionet plastike, Rasheli pohoi se i ka ngjarë mamit dhe madje secili mund ta shikonte në ‘Instagram’. Ajo është pyetur gjithashtu edhe për martesën.

“Nuk mendoj për martesë të shkurtër. Dua një person që do jetoj gjithë jetën me të, ashtu si prindërit e mi. Nuk e gjej veten krah një personi të famshëm, do doja një njeri më shumë familjar, që ka më shumë kohë për mua dhe fëmijët kur të kemi”, u shpreh bukuroshja.

Gjatë intervistës, Kolaneci pranoi se e kanë propozuar reperë të ndryshëm, por nuk preferoi të përmendte emra.

- Advertisement -

TE FUNDIT