20.5 C
Tirana

“Ramës i është shqetësuar menderja për taksitë”/ Berisha: Hidhni poshtë me neveri

VENDI

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bëri sot me dije se nga e hëna do të nisin shërbimet taksi, ndërsa publikoi edhe masat që duhet të marrin shoferët e taksive dhe pasagjerët.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një postim në rrjetet sociale e quan këtë si hipokrizi të kryeministrit Edi Rama.

Berisha i kërkon qytetarëve të hedhin poshtë me neveri strategjinë e Ramës për panik dhe terrorin psikologjik.

“Mijëra e mijëra punëtorë shkojnë çdo ditë në qendrat e tyre të punës dhe kthehen në shtëpitë e tyre me autobuzë, ulen pa maska dhe në sedilje të ngjitura njeri me tjetrin, të tjerë varen në këmbë dhe tështijnë mbi ta dhe për këtë Sulltan Salep Surreli nuk çan menderen! Por i është i shqetësuar shumë për taksitë dhe si hipokrit nxjerr për ta udhëzime gjer dhe si duhet të ulet pasagjeri.

Miq, ky është një karnaval i vërtetë qeshark dhe i sëmurë psiqik që sa më shumë të dëgjohet aq më shumë çrregullimin e tij të rëndë psiqik do ta përcjellë tek ju. Prandaj ju bëj thirrje të hidhni poshtë me neveri dhe përçmim strategjinë e tij të panikut, dhunës dhe terrorit psikologjik që buron në skutat më të errëta të psiqikës së tij të pashpresë! sb”, shkruan ish-lideri i demokratëve në rrjetet sociale.

- Advertisement -

TE FUNDIT