27.5 C
Tirana

Rama: Opozita po merr zvarrë demokracinë, po varrosin reformën në drejtësi

VENDI

Kryeministrit Edi Rama pasditen e kësaj të premtje ka qenë tek Ura Vajgurore, ku ka prezantuar 5 kandidatët për Bashkitë në qarkun e Beratit.

Ndërkohë Juliana Memaj rikandidon për postin e kryetares së bashkisë në Urën Vajgurore.

Në fjalën e tij para mbështetësve të PS-së shefi i qeverisë është shprehur se ai dhe të gjithë do të punojnë më shumë për të bërë një të ardhme të sigurt për fëmijët e tyre.

Në këto zgjedhje nuk është çështje se kush do të jetë kryetari i bashkisë por si të gjithë së bashku do të ndajmë të ardhmen nga e shkuara, si do zgjedhim mes ideve dhe programeve dhe mes rrugës dhe sherrit mes çdo ballafaqimi, si do të zgjedhim mes një vendi normal që ne duam për fëmijë tanë dhe pushtetit të atyre që synojnë të dhunojnë të ndalin orën e zhvillimit, të marrin zvarrë jetën demokratike të vendit dhe të varrosin reformën në drejtësi.

Ato kanë frikë nga zgjedhjet ndaj dalin e bërtasin në rrugë, kanë frikë të dalin para popullit dhe të kërkojnë atë që duan, dalin rrugve me shqiptarët imagjinarë. Ata kanë frikë të ballafaqohen dhe ato përbetohen se nuk do të na lëjojnë dhe nuk do të lejojnë popullin të zgjedhje.

Ndër të tjera kryeministri Rama është shprehur se opozita ka zgjedhur vetë të vrasë veten politikisht, dhe nga veprimi i tyre nuk mund të ndërshkohet Shqipëria.

Ata mund të vendosin lirisht të vrasin veten politikisht por nuk mund të vendosin asgjë për shqipërinë që ne duam. ju vbesoj se e dëgjoni në ekrane dhe në kafe që pa të keq thonë se si mud të bëhen zgjedhjet pa opozitën, sepse i bie që të bëhemi një vend me një parti në fakt nesë opozita kryesore sot mungon në zgjedhje dhe kjo si rezultat i pengesës që mund ti jetë vënë nga ana jonë zgjedhje do të ishin antidemokratike, por nëse ata kanë vendosur vete të mos hynë në zgjedhje atëherë nuk janë aspak jo demokratike. Ata janë dembele dhe të paaftë për të drejtuar.

- Advertisement -

TE FUNDIT