18.5 C
Tirana

Rama ofendon qytetaren: Nuk je martuar se…

VENDI

Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Laçit, ku këmbëngulte vazhdimisht se s’do ua jepte burrave fjalën para, por grave në një përpjekje për të treguar se sa e mbështet ai gjininë femërore.

Mirëpo në po të njëjtat minuta që u shpreh se gratë thonë fjalë më të zgjuara se sa burrat, përdori fjalë ofenduese ndaj një banoreje të pamartuar, e cila po i shprehte shqetësimet e saj.

Gruaja i tha kryeministrit se ishte kthyer nga Zvicra pas tërmetit, sepse shtëpia e prindërve ishte shembur dhe shtoi se atje qëndronte me tre mujorsha për të fituar bukën e gojës shprehje e cila nuk i pëlqeu kryeministrit.

Pas një debati Rama arriti në përfundimet e veta se ajo kishte mbetur pa martuar për shkak se fliste shumë.

- Advertisement -

TE FUNDIT