13.5 C
Tirana

Rama nesër në Shkodër/ PD thirrje qytetarëve: Ta presim me protesta

VENDI

Partia Demokratike në Shkodër i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme që do të mbahet në këtë qytet.
Përgjatë një deklarate për shtyp, zëdhënësja e PD-së në emër të selisë blu akuzoi qeverinë se kjo e fundit ka krijuar situatë të vështirë dhe të papërballueshme për qytetarët.
Mes të tjerash dega e PD-së në Shkodër deklaroi se qeveria është e papërgjegjshme dhe po i heq të drejtën e kafshatës qindra mijëra qytetarëve.
Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të shkojë në Shkodër, ku do të zhvillojë një takim, ndërsa PD paralajmëroi se do ta presë me protesta. Kujtojmë se pas përmbytjeve në Shkodër opozita kërkoi me ngulm shpalljen e gjendjes së emergjencës.
Ata akuzuan qeverinë për neglizhencë, ndërsa kryeministri Rama u mjaftua të çonte pranë tyre ndihma dhe ministrat e kabinetit. Ai u “kryqëzua” se nuk shkoi t’i takonte banorët.

- Advertisement -

TE FUNDIT