24.5 C
Tirana

Rama me paralajmërim të prerë: “Operacioni antiinformalitet nuk ndalet”

VENDI

ryeministri Edi Rama ka garantuar sot se operacioni i nisur antiinformalitet nuk do të ndalet dhe ka paralajmëruar se për gjithë abuzuesit do të ketë zero tolerancë e do ë veprojë vetëm ligji.

 

Rama shkruan në Facebook se vetëm gjatë natës janë kontrolluar 130 pika tregtimi të karburantit dhe “janë bllokuar afro 10 mijë ton karburant”.

Postimi i Ramës

#STOPINFORMALITETIT🤚

 

• 130 pika tregtimi të karburantit jane kontrolluar vetëm gjatë natës së mbrëmshme

• Qysh prej nisjes së operacionit antiinformalitet janë bllokuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial afro 10 mijë ton karburant.

 

• Janë penalizuar me gjoba dhe bllokime, për shkelje të cilësisë dhe sigurisë së tregtimit, 24 subjekte.

- Advertisement -

TE FUNDIT