14.5 C
Tirana

Rama i kthehet ashpër moderatorit gjerman: Shqiptarët janë shënjestër e gazetarëve përtacë

VENDI

Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër ndaj moderatorit gjerman të ZDF Marcus Lanz, i cili gjatë emisionit të Lanz-it i quajti shqiptarët mashtrues. Rama tha se kjo nuk është as hera e parë dhe as e fundit që shqiptarët stigmatizohen kështu. Por ai shprehu keqardhje për faktin që një ofendim i tillë vjen nga gazetarë të respektuar.

Nuk është hera e parë dhe nuk ka për të qenë e fundit që shqiptarët bëhen shënjestra e gazetarëve përtacë, por kur vjen nga një kompani mediatike kaq shumë e respektuar si ZDF, nëpërmjet dikujt me reputacionin e veçantë të Lanz, padyshim që të lëndon shumë. Një ndjesë në emision do ta paraqiste si një gabim të pafajshëm, ndërkohë që e kundërta do të ishte shumë më lënduese edhe se vetë shprehja e turpshme.

Pavarësisht kësaj ngjarjeje, Edi Rama tha se vizita e tij në Berlin do të vijojë, ndërsa kërkoi nga Kancelarja Angela Merkel mbështetje për negociatat.

Kancelarja Merkel është pionierja e Europës dhe një figurë frymëzuese për të gjithë ne që po luftojmë fort që një ditë t’i bashkohemi Europës duke reformuar vendet tona kandidate në Ballkanin Perëndimor dhe duke i ndryshuar ato për mire. Kështu që takimi me të është një gëzim dhe një nder special, por këtë here është edhe shumë i rëndësishëm për mua si kryeministri i një vendi që i godit rëndë nga një tërmet shkatërrues nëntorin e kaluar.

Gjatë emisionit të Lanz-it po diskutohej mes ministrit gjerman të Transporteve, Andreas Scheuer, (CSU) dhe moderatorit, në lidhje me bilancin e gabimeve të Scheuer si ministër. Në debat e sipër, Marcus Lanz e lanë nervat dhe i quajti shqiptarët mashtrues.

Pjesë nga debati në emision:

Lanz: Për të gjithë apo për të huajt? Pikërisht kjo është çështja!
Scheuer: Sigurisht që për të gjithë.
Lanz:Tani, le të mos i tregojmë njëri-tjetrit përralla…

Scheuer: Unë kam një mendim ligjor ndryshe nga ai i ECJ. Unë i bashkohem Prokurorit të Përgjithshëm të CJEU.
Lanz: Tani ti je duke rënë në nivelin e lojës mashtruese të shqiptarëve.

- Advertisement -

TE FUNDIT