27.5 C
Tirana

Rama e shkarkon nga detyra/ Reagon Bushati: Nuk ka rëndësi posti në PS, por idetë e mia për Shkodrën

VENDI

Gjatë mbledhjes së sotme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama shkarkoi Ditmir Bushatin nga drejtues politik i qarkut të Shkodrës.

Për këtë vendim ka reaguar menjëherë pas mbledhjes ish-drejtuesi i Qarkut të Shkodrës i cili shprehet se nuk ka rëndësi posti, por idetë dhe projekti që ka për Shkodrën.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Bushati u shpreh se do të ketë edhe komunikime të mëtejshme, ndërsa shtoi se nuk është e rëndësishme nëse ka apo jo një post në PS, por rëndësi kanë çështjet për të cilat lufton.

“Te jeni te qetë do të ketë komunikime të mëtejshme. Nëse jam unë apo jo “mendimi ndryshe në PS”, për këtë duhet të pyesni të tjerë dhe jo mua. Nuk ka rëndësi jam me post apo jo, por për çfarë çështjesh luftoj. Mungesa e ofiqit më bën të jem edhe më i vendosur për të çuar përpara projektet e mia”, u shpreh ish-ministri i jashtëm.

- Advertisement -

TE FUNDIT