14.5 C
Tirana

Rama çon në gjykatë Haradinaj, mediat serbe mbushin faqet e para.

VENDI

Mediat kosovare dje bënë me dije se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zyrtarisht ka nisur rrugën ligjore ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj.

Padia e Ramës është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Me pretendimet se Haradinaj ka shpifur me deklarimet e tij ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama kërkon kompensim të dëmit.

Padia e Ramës e cila përmban mbi 30 faqe pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Ndërkohë sot duket se lajmi ka zënë hapësirë të konsiderueshme në mediat serbe për raportimin e lajmit.

- Advertisement -

TE FUNDIT