14.5 C
Tirana

Rama ashpërson masat: Më e keqja ende nuk ka ardhur…

VENDI

Kryeministri Edi Rama në një dalje publike rreth mesditës së sotme ka paralajëruar të tjera masa të ashpra kundër përhpjes së koronavirusit.

Rama theksoi se do të ndalohet hyrja te parku i liqenit, për të shmangur kontaktin e njerëzve. Po ashtu ai paralajmëroi se më e keqja ende nuk ka ardhur, dhe se ai ka për detyrë të thotë të vërtetë.

Po ashtu Rama tha se përhapja e koronavirusit është e pashmangshme dhe se masat shtrënguese merren me qëllim që të ngadalësohet përhapja.

Kjo sipas kreut të qeverisë bëhet që të fitojmë kohë ndërsa bota po vijon kërkimet për të gjetur një kurë dhe të presim që ngritja e temperaturave ta zbusë virusin.

Gjithashtu ai tha se nëse nuk shtrëngohen masat numri i personave që do të kenë nevojë të shtrohen në spital do të jetë shumë herë më i lartë se numri i shtretërve.

- Advertisement -

TE FUNDIT