22.5 C
Tirana

Punësimi në UKT i dy gazetareve, vjen reagimi i fortë nga Blendi Fevziu: E papranueshme, jashtë çdo standarti

VENDI

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në Syri Tv, ka komentuar punësimin e gazetareve Kazhani dhe Sulo në UKT.

 

Fevziu tha se është e papranueshme që gazetarët të punësohen në struktura të tilla dhe se bie ndesh me misionin e gazetarisë.

 

Juli Krisafi: Ka gazetarë të përfshirë në lista ujësjellsash, bordesh qeveritare, duke marrë rroga të tilla dhe duke bërë hapur palë me politikën e atij që i jep rrigën e dytë apo të tretë. Ju si mendoni, duhen ftuar në debate këta personazhe? Apo duhen përjashtuar? Se është e qartë që opinioni i tyre do të jetë i njëanshëm…

 

Fevziu: Shpeshherë shumë analistë ftohen në debate jo për të dhënë mendim të paanshëm, por për të dhënë mendim të anshëm. Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standarti, që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit. Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë. Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë, por bëjnë dy-tre punë brenda profilit të tyre. Një punë që bie ndesh me impenjimin që ka, sigurisht që është e papranueshme.

- Advertisement -

TE FUNDIT