25.5 C
Tirana

‘Kurrë s’do të ndahem nga ti’, Arilena nxjerr kujtimin më të çmuar nga i ati dhe i bën urimin prekës

VENDI

Këngëtarja e njohur Arilena Ara ka humbur babain e saj vite më parë. Këtë të Martë ajo e ka kujtuar në ditën e tij të lindjes, duke treguar se ia ndjen shumë mungesën.

Arilena ka publikuar në rrjete sociale një kujtim të viteve më parë: një letër e shkruar me shkrim dore për të atin. “Kurrë s’do të ndahem nga ti babi dhe të dua shumë”, ka shkruar ajo. Ndërkohë në një cep të letrës vihet re dhe shkrimi i babait të saj. “Faleminderit bija ime Arilena! Shumë faleminderit babi!”

Krahas letrës këngëtarja e ka uruar babain për ditëlindje, shkurt por me domethënie të madhe. “Gëzuar ditëlindjen në parajsë babi”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

TE FUNDIT