17.5 C
Tirana

Puna, dashuria, financat/ Çfarë parashikojnë yjet për muajin prill 2020

VENDI

Ky do jete një muaj përgjithësisht i mire, por sigurisht qe ne momente te caktuara mund te përballeni edhe me vështirësi. Nëse jeni ne një lidhje duhet te dashuroni më me ëmbëlsi dhe delikatese atë qe keni ne krah pasi kështu marrëdhënia mes jush do behet edhe me e forte. Mos ngurroni tre bëni edhe ndonjë gjë ndryshe ne mënyrë qe rutina te mos mbizotërojë asnjëherë. Beqaret do kenë një muaj plot risi dhe emocione. Gjithçka qe ata kane dashur do mund t’iu plotësohet. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jene fantastike. Do ndiheni ne forme te shkëlqyer. Sektori i financave do privilegjohet gjithë kohës nga yjet. Ato do jene te begata dhe aspak problematike. Ne pune do iu jepen mundësi reale për te arritur atje ku keni dëshiruar, por duhet t’i bëni sytë katër qe te përfitoni sa me tepër. Pranojeni edhe ndihmën e kolegeve.

DEMI 21. prill – 21. maj
Përgjithësisht ky do jete muaj i qete dhe pa probleme, megjithatë here pas here do ju duhet te reflektoni dhe te riktheheni me këmbë ne toke. Për te dashuruarit do jete periudha me e përshtatshme për te reflektuar, për t’u afruar, për t’i shprehur ndjenjat dhe për te marre vendime. Mos ngurroni te bëni edhe ndonjë dhurate te këndshme. Beqaret do kenë me shume fat ne mesin e muajit kështu qe duhet te përgatiten shpirtërisht për ndryshime. Gjendja shëndetësore nuk do ketë probleme serioze, por nëse kujdeseni për ushqimin, edhe ata qe kane pasur me pare shqetësime do jene me te qete. Për financat do jete muaj me i mire. Do rimëkëmbeni dhe nuk do ndiheni me ne siklet kur t’iu duhet te shpenzoni. Ne pune do ndodhin ndryshime te njëpasnjëshme, por te gjitha ne te mirën tuaj.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Këtë muaj gjithçka do jete ne dorën tuaj. Nëse bëni përpjekjet e duhura për ta mbajtur situatën nen kontroll asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur. Te dashuruarit nuk do kenë debate apo konflikte te forta dhe ne përgjithësi do dashurohen pa dorashka. Persona te trete mund te ndërhyjnë për t’i ndare, por nuk do ja dalin dot. Beqaret do kenë takime te shumta dhe te shumëllojshme kështu qe mund te bëjnë zgjedhjen e tyre. Shëndeti do ketë periudha te vështira kur duhet te bëni me tepër kujdes. Javët e fundit do jene me te qëndrueshmet. Financat nuk do jene te shkëlqyera, megjithatë gjendja do jete goxha me e kënaqshme se me pare. Disa familjare do ju mbështesin fort. Ne pune pritet te ketë zhvillime shume pozitive. Do bëheni edhe me te njohur dhe përfitimet do jene te njëpasnjëshme.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Muaj harmonik dhe i këndshëm. Ata qe janë ne një lidhje duhet t’i shtojnë me tepër dozat e imagjinatës dhe nuk duhet asnjë çast qe rutina t’i pushtoje. Nga mesi i muajit mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë çmenduri te vogël sepse do ndiheni vërtet te rilindur. Ata qe kane pasur debate për shkak te xhelozisë me mire te flasin hapur dhe te sqarohen njëherë e mire pasi po vazhduan ta kontrollojnë dhe ta spiunojnë partnerin, shume shpejt do ju vije fundi. Beqareve dikush do ju trokasë ne porte dhe do ju beje deklarata te forta. Për shëndet me te mire duhet te kujdeseni me tepër për veten dhe t’ua vini veshin specialisteve qe do ju këshillojnë me se miri. Financat do fillojnë te përmirësohen pas datës 12. Ne pune do keni nevoje te motivoheni pak me tepër qe te arrini atje ku dëshironi. Po ja late gjerat kohës mund te mbeteni mbrapa dhe nuk do keni arritjet e dëshiruara.

LUANI 23. korrik – 22. gusht
Ky muaj do jete i bukur dhe energjia do ju pushtoje shumicën e kohës. Ata qe janë ne një lidhje duhet te reflektojnë shpesh dhe t’i kujtojnë vetes se për çfarë kane nevoje vete dhe për çfarë kane nevoje te tjerët. Gjithmonë duhet gjetur gjuha e përbashkët dhe nuk duhet neglizhuar tjetri. Nga mesi i muajit ditët do marrin me shume ngjyra dhe emocionet do shumëfishohen. Beqaret me shume gjase do takojnë personin e shumëpritur, por duhet te bëjnë kujdes me hapat qe do hedhin. Shëndeti here pas here do ketë shqetësime për shkak te stresit dhe lodhjen se pune. Ushqehuni me mire dhe merruni pak me tepër me aktivitet fizik. Buxheti do ketë tronditje te vogla, por ju menjëherë do merrni masa dhe do e ekuilibroni atë. Ne pune do ndërmerrni iniciativa, do i zgjidhni disa probleme te hershme dhe do mendoni me optimizëm drejt se ardhmes.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Ne përgjithësi ku muaj do jete i këndshëm edhe pse ne mes dhe ne fund mund t’iu dalin vështirësi te vogla. Nëse jeni ne një lidhje duhet t’i përkushtoheni pafundësisht partnerit tuaj. Surprizojeni here pas here, i thoni fjale te ngrohta dhe dashurojeni pa kushte. Beqaret nuk do i vene vetes objektiv gjetjen e dashurisë. Ata do preferojnë te analizoje gjithçka para se te hedhin hapa. Jo te gjithë do ndryshojnë status dhe kjo jo sepse do mungojnë rastet. Shëndeti do kaloje edhe dite delikate. Çlodhuni here pas here, bëni aktivitet fizik dhe konsumoni me shume vitamina. Me financat duhet te bëni me tepër kujdes sepse çdo pakujdesi e vogël mund te sjelle tronditje te forta. Ne pune duhet te përqendroheni tek thelbi i gjerave. Mbani larg problemet familjare sepse ato dua bëjnë gjithçka me te vështirë. Ndihmën e kolegeve është me mire ta pranoni.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Muaj i këndshëm dhe i qëndrueshëm ka për te qene ky. Do jeni shume realiste ne gjithçka dhe nuk do e teproni me asgjë. Nëse jeni ne një lidhje apo edhe nëse jeni beqare mundohuni ta lini veten sa me te lire dhe te bëni ato qe do ndieni. Te dashuruarit po patën dëshirën e mire do e rizgjojne pasionin dhe do përjetojnë kënaqësi vërtet te veçanta. Nëse me pare kane pasur keqkuptime, ato duhen zgjidhur qe javën e pare me qetësi dhe mirëkuptim. Beqaret duhet te dalin nga guaska dhe te bëjnë atë qe do ju sugjerojnë zemra. E ardhmja do jete me e bukur. Shëndeti do ketë përmirësime te njëpasnjëshme. Do keni me tepër imunitet dhe do i mbani larg virozat. Sektori i financave do filloje te normalizohet pas datës 5 dhe do ndiheni shume me te qete. Ne pune nuk do ju mungojnë as idetë dhe as energjia për te arritur atje ku dëshironi.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Gjate këtij muaji gjerat do ecin përgjithësisht mire, përveç planit sentimental qe here pas here do kaloje vështirësi dhe sfida. Nëse jeni ne një lidhje, here pas here do ju duhet te reflektoni dhe pse jo ta kritikoni edhe veten. Ne raste debatesh dhe konfliktesh shmangni marrjen e vendimeve ekstreme sepse do pendoheni. Beqaret duhet te dalin sa me shume dhe te njihen me persona te rinj pasi vetmia dhe mbyllja ne vetvete do ju sjelle probleme psikologjike. Gjithsesi miqtë do ju gjendjen përherë pranë. Rezistenca fizike nuk do jete e keqe, por stresi dhe meraku për ndonjë fushe te caktuar do ju sjelle ndonjëherë shqetësime te vogla. Financat do jene te kënaqshme dhe nuk do ndiheni asnjë moment ne vështirësi. Ne pune çdo gjë do ece mire dhe do merrni përfitime te mëdha.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Ky muaj pritet te jete interesant për ju edhe pse here pas here mund te keni vështirësi dhe probleme te vogla shëndetësore. Çështjet e dashurisë ne përgjithësi do ju ecin mire, megjithatë angazhimet familjare here pas here do ju duken lodhëse. Do bëni plane dhe do provoni edhe eksperienca te veçanta me partnerin. Për beqaret do jete muaj i ndërlikuar dhe nuk do ndodhin gjera te jashtëzakonshme. Shumicën e kohës ata do mbyllen ne vetvete. Gjendja psikologjike here pas here do lere për te dëshiruar. Mund te keni edhe probleme me gjumin dhe duhet patjetër te flisni me specialistet. Financat duken goxha premtuese dhe te begata. Ne pune do keni goxha ngarkese, por me këmbëngulje, durim dhe mbështetje nga disa kolege do ja arrini qëllimit. Disa mund te bëhen edhe me te njohur ne fushën e tyre.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Ky do jete një muaj vendimtar dhe i mbushur me sfida. Nëse jeni ne një lidhje duhet t’i përkushtoheni edhe me tepër atij qe keni ne krah dhe duhet te shmangni debatet për gjera elementare. Nëse flisni hapur për dëshirat dhe nevojat qe keni te dyja palët, marrëdhënia mes jush do forcohet edhe me shume. Mundohuni qe here pas here te bëni edhe ndonjë surprize sado te vogël. Beqaret do kenë disa takime interesante dhe mund te hedhin edhe hapat e para drejt një lidhjeje qe do ua mbushe shpirtin. Përveç ndonjë aksidenti te vogël ne përditshmëri, shëndeti nuk do ketë probleme serioze. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do keni mundësi edhe te investoni edhe te shlyeni borxhet e mara. Ne pune vërtet do jeni paksa te turpshëm dhe nuk do ndërmerrni shpesh iniciativa, por do keni rezultate shume te mira.

UJORI 21. janar – 19. shkurt
Ky muaj ka për te qene i shkëlqyer për ju. Do jeni mjaft energjike dhe dinamike kështu qe do i kaloni te gjitha pengesat qe mund t’iu dalin përpara. Çështjet sentimentale do ecin për mrekulli. Do ketë romance, emocion, ndjenjat te forta dhe surpriza te jashtëzakonshme. Pas datës 10 do ndodhin ngjarje vërtet shume interesante. Për Shën Valentin mund te bëhen edhe deklarata drithëruese. Edhe për beqaret ky muaj do jete plot diell. Ata do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë dhe do fillojnë lidhjet e ëndërruara. Shëndeti do vije dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni me as ne ankth dhe nuk do keni as shqetësimet nga shpina apo barku. Financat do përmirësohen jashtëzakonisht fale një trashëgimie te majme ose fale një pune te kryer me sukses. Jeta profesionale nuk do ketë vështirësi te mëdha, por me e suksesshme do jete për ata qe punojnë ne tregun e financave.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Muaj pozitiv ka për te qene ky për te gjithë. Vështirësitë do kalohen qe javën e pare dhe me pas dielli do ndriçojë. Te dashuruarit duhet te bëjnë kujdes me xhelozinë sepse ajo mund t’ua trondite gjithë atë qe kane ndërtuar deri me sot. Nëse kane dyshime apo nuk janë te bindur për diçka, me mire te flasin hapur dhe te gjejnë zgjidhjet me re mira. Pas datës 8 çdo gjë do jete me e bukur dhe plot hare. Beqaret do jene fantastike, plot dëshirë për te jetuar e për te përjetuar emocione. Priten ngjarje fantastike. Shëndeti ne tërësi do jete i mire nëse çlodheni me tepër dhe kujdeseni për ushqimin. Çështjet e financave duhet t’i mbani gjithë kohen nen kontroll. Mundohuni te mos tundoheni dhe te shpenzoni pa mbarim. Ne pune do jete muaj pozitiv, por me ndryshime goxha te mëdha. Mundohuni te jeni te logjikshëm dhe sa me te organizuar.

- Advertisement -

TE FUNDIT