12.5 C
Tirana

Puka kryeqendra e produkteve organike, 100 fermerë prezantuan prodhimet

VENDI

Panairi i produkteve bujqësore dhe blegtorale e ktheu Pukën këtë fundjavë në kryeqendrën e produkteve organike, teksa mbi 200 produkte u ekspozuan në qendrën e qytetit të Pukës nga rreth 100 fermerë, blegtor dhe prodhues të tjerë.

Produktet organike kanë tërhequr vëmendjen edhe të shumë miqve që udhëtuan sot drejt Pukës, jo vetëm nga Tirana, por edhe zona të tjera të vendit për të siguruar produktet bio të zonës.

E veçantë ishte vizita e ekipit të sipërmarrësve suedezë, pjesë e projekteve partnere të shoqatës Agro-Puka.

Kryetari i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, në fjalën e tij, tha se “aktivitetet e kësaj fundjave janë pjesë e udhëtimit të Pukës drejt zhvillimit të Turizmit teksa e cilësoi Pukën në një destinacion të mirëfilltë turistik ku ndërthuret e natyrshmja me kontributin njerëzor”.

Gjonaj i lumtur për arritjet e deritanishme premtoi mbështetje për zhvillimin e bujqësisë, teksa i ftoi fermerët të ruanin farërat autoktone, një vlerë e shtuar e prodhimit vendas.

Këtë vit organizatorët, bashkia e Pukës dhe AgroPuka e kishin menduar panairin një festë për zonën, ku u ndërthurën dhe ekspozitat fotografike, personazhet e animuar që argëtuan fëmijët dhe programi artistik./k.s/j.p/

- Advertisement -

TE FUNDIT