12.5 C
Tirana

Publikohet numri i rasteve të reja me COVID-19 për 24 orët e fundit.

VENDI

Në 24 orët e fundit janë testuar 42 persona të dyshuar për koronavirus të cilët kanë pasur shenja të lehta dhe të rënda të sëmundjes.

Prej këtyre personave vetëm 4 raste të reja kanë qenë pozitive sipas deklaratës së Silva Binos dhënë nga Ministria e Shëndetësisë duke e çuar në 55 numrin total të personave bartës të këtij virusi.

Në spitalin Infektiv janë të shtruar 25 raste 3 prej të cilëve kanë nevojë për një trajtim më të rëndë shëndetësor. Janë identifikuar dhe dy raste të tjera në spitalin e Sanatoriumit në radhën e personelit mjekësor.

Duhet thënë se numri i testeve që janë kryer është shumë i ulët duke marrë parasysh faktin se një pjesë e mirë e tyre iu është bërë personelit shëndetësor.

Vetëm në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë janë kryer rreth 90 testimeve ndaj mjekëve dhe infermierëve për shkak se kanë pasur një kontakt me një person të prekur me COVID 19.

Spitali i Sanatoriumit në ditët në vijim do të kthehet në një vend pritës i rasteve me koronavirus për të përballur fluksin e rasteve që mund të ketë në vend pasi sipas ekspertëve ende nuk kemi arritur pikun e rasteve.

Qeveria shqiptare qëndron stoike në bindjen e saj se duhet të zhvillojë teste vetëm për personat që konsiderohen të dyshuar realë si të prekur nga Cov 19 përkundër thirrjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

- Advertisement -

TE FUNDIT