12.5 C
Tirana

Pse duhet ngritë monument dy italianve që shpetuen Shkodrën nga minat gjermane në nandor 1944

VENDI

Këtë hisotri e dijnë të gjithë shkodrant të cilët perjetuen nandorin e vitit 1944. Por kjo histori ka kalue edhe në brezat e bijve te tyne. Rreth kësaj historie ka folë shkodrani Stef Staku, i cili e din këtë histori nga i jati patrioti shkodranë Zef Staku dhe nga nana e tij shkrimtarja Lajde Staku.
Këtë që ka tregue Stef Staku, e që e din e gjithë breznia e atëhershme, e ka pershkrue shkrimtaria shkodrane Marita Bekteshi Urbano në nji shkrim të sajë me titull “Historia e ushtarit të fundit dhe çlirimi i Shkodrës më 20 Nëntor 1944”. Nga ky shkrim un shkeputa pjesen ku tregohet historia e dy italjanve që shpetuen Shkodren nga minat gjermane.
Pjesa nga shkrimi i Marita Bekteshi Urbano:
“Në permbledhjen e shkurter narrativo-historike që Stef Staku ka shkrua na shpjegon koincidencen e nje akti heroik me daten e çlirimit të Shkodres e relativisht të gjithë Shqiperisë. Ngjarja ka ndodhur në rrugen Lin Delia, në një banesë që kishin uzurpuar komadoja gjermane me disa oficere të SS .
Në darken e fundit të qendrimit në Shkoder, kur ushtria gjermane vendosi të terhiqej pa luftime duke udhetuar gjatë nates në drejtim te Malit te Zi, edhe per të evituar sulmet e aviacionit anglo –amerikan, ushtarët gjermane marrin peng dy italiane, specialiste xheniere ( e njihnin vendin ku jetonin ) dhe i detyrojnë të venë minat në disa pika të rendësishme jetike të qytetit te Shkodres e me pas t‘i aktivizojnë per ti hjedhë në erëobjeket e minueme.
Megjithëse arrijnë të hedhin në erë disa depo armatimesh, pergjithësisht plani u deshton sepse dy ushtarët kishin sabotuar qellimshem shperthimet e tjera. Pas kesaj menjeherë gjermenët dhe oficeret e SS turren dhe i kapin në banesen ku fshiheshin dy italianet per t‘i denuar me vdekje. Edhe pse njeri arrin tu iki neper oborret e shtëpive ku njerezit qënë deshmitare, njeri nga ato zihet rob dhe futet i gjallë në dhé e me kokë poshtë nga oficeret gjermane.
Deshmitarët tregojnë per thirrjet e tmershme të italianit që u varros i gjallë per të shpetuar Shkodrën nga hedhja në erë. Ndersa miku i tij ishte fshehur 200 meter me larg tek vendi që quhej fabrika e vaj sapunit.
Të nesermen gjermanët qenë larguar nga qyteti dhe në oren 10:00 ishte parë motocikleta e fundit e gjermanëve në fillim të rruges Lin Delia pikerisht tek kryqezimi i rrugeve tek spitali.
Stef Staku tregon per respektin që ju dha ketij heroi në ceremoninë e varrimit tek varrezat katolike të Rrmajt në Shkoder, brenda të gjitha regullave me pjesëmarrjen e klerikeve,
komunitetit italian si dhe shkodranëve që respektuan edhe aktin e tij humanist. Eshtrat e ushtarit italian u terhoqen nga ato varreza në vitin 1960 pas marrëveshjes se dy qeverive per terheqjen në vendlindje të ushtareve italiane të vrare ”

- Advertisement -

TE FUNDIT