14.5 C
Tirana

Propozimi për uljen e pagave dhe pensioneve, flet kryeministri Rama: Nuk do të ketë ulje të tyre

VENDI

Kryeministri Edi Rama sot në një lidhje live për qytetarët, e tha hapur se nuk do të ketë ulje pensionesh apo pagash.

Propozimi i Ilir Beqajt sipas Ramës ishte vetëm një ide, e cila nuk do të zbatohet. Rama tha se nëse do të preken pagat dhe pensionet, do të preken vetëm për t’u rritur jo për t’u ulur.

Nuk ka ulje pensionesh, nuk ka ulje rrogash. Nuk ka nuk ka. Se dikush ka ide, nuk do të thotë se do bëhet realitet. Të gjithë mund të thonë ide të caktuara, por përsa i përket qendrimit zyrtar asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë prekje të pensioneve apo të pagave. Nëse do të preken do të preken për tu rritur jo për tu ulur. Pikë.

- Advertisement -

TE FUNDIT