18.5 C
Tirana

Presidenti i Parlamentit Europian ka një mesazh për Tiranën dhe Shkupin.

VENDI

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli publikoi një mesazh në rrjetet sociale para vizitave në Shkup dhe Tiranë. Ai shprehu mbështetje për çeljen e negociatave të anëtarësimit, ndërsa theksoi se ndan zhgënjimin për bllokimin e tyre nga disa shtete anëtare. E dimë që qytetarët në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri u zhgënjyen shumë kur mësuan se disa shtete anëtare bllokuan hapjen e negociatave të anëtarësimit. Unë e kuptoj dhe e ndaj zhgënjimin tuaj.

Si shtete keni përmbushur të gjitha kriteret, keni bërë një punë të shkëlqyer dhe e keni merituar dritën jeshile për çeljen e negociatave. Për këtë u shprehën shumë qartë Parlamenti dhe Komisioni Europian si dhe një mazhorancë e gjerë qeverish të vendeve anëtare. Por diskutimet nuk përfundojnë këtu. Parlamenti Europian, shtëpia e demokracisë europiane, qëndron përkrah jush. Nuk do të qëndrojmë në heshtje.

Do të angazhohemi fuqishëm që në Këshillin e ardhshëm Europian të ketë një votim pozitiv. Kam një porosi, veçanërisht për të rinj në Maqedoninë e Veriut. Ju lutem mos e humbisni shpresën, mos hiqni dorë nga e ardhmja europiane. Ju bëni pjesë në familjen tonë dhe në fund do të arrini të bëheni anëtar. Pasi kjo familje do tiu presë me besim dhe shpresë, tha Sassoli.

- Advertisement -

TE FUNDIT