23.5 C
Tirana

Policia pengon hyrjen e gazetarëve, në Stadium

VENDI

Ndeshja Shqipëri Francë do akoma disa orë të fillojë, por masat e sigurisë në stadiumin “Air Albania” po bëhen gjithmonë e më shtrënguese.

Forca të shumta policia po rrethojnë impiantin e ri , dhe për momentin duken më shumë në numër se vetë tifozët që do të mbushin tribunat.

Por probleme po hasin edhe vetë gazetarët që do të komentojnë ndeshjen. Kordoni i policisë në hyrje të stadiumit duket sikur nuk po i lejon disa prej tyre të hynë brenda perimetrit, madje edhe për këtë nuk dëgjojnë as këshillat e delegatit të UEFA.

Një masë e tepruar, për atë që duhet të jetë një event festiv dhe jo një shtetrrethim.

- Advertisement -

TE FUNDIT