12.5 C
Tirana

Policia mësyn sërish për prishjen e banesave, banorët ngrihen për të mbrojtur shtëpitë

VENDI

Forca të shumta policie kanë shkuar edhe mëngjesin e sotëm në Shkozë, ku IKMT ka dërguar fadromat për të prishur tre shtëpi që kalojnë në gjurmën ku do të ndërtohet Loti III i Unazës Lindore të Tiranës.

Njësoj si dje, banorët e zonës janë ngritur në këmbë për të mos lejuar shembjen e banesave pa u kompensuar nga shteti. Policia u ka kërkuar që dje banorëve të boshatisin shtëpitë nga orenditë, por ata kanë

kundërshtuar sidomos për padrejtësinë që thanë se u bëhet, pasi një pjesë ishin legalizuar dhe kompensuar, kurse ata jo. Ish-deputeti i PD Aldo Bumçi ka shkuar në mbështetje të familjeve që mbeten pa strehim. Edhe më 7 tetor, IKMT e mbështetur nga Policia ka shembur objekte në këtë zonë.

- Advertisement -

TE FUNDIT