14.5 C
Tirana

Policia greke gjobit 12 punëtorë shqiptarë të nisur për në atdhe, kishin thyer rregullat…

VENDI

Policia greke ka gjobitur 12 punëtorë shqiptarë që po ktheheshin në vendin e tyre, pasi kishin punuar në ishullin Mikonos.

Gazetta greke njoftuan se ata kishin thyer rregullat e ndalim qarkullimit për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe kishin shkuar në fillim për në Igumenicë dhe më pas po bëheshin gati për në Shqipëri.

Të dymbëdhjettë u gjobitën me nga 300 euro në Stacionin Qendror të Autobusëve të Athinës, KTEL Kifissos, siç treguan dhe pamjet e publikuara.

Policia greke (ELAS) njoftoi se i gjobiti në stacion, në kontekstin e masave që janë marrë për të kufizuar udhëtimet e panevojshme për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Të gjithë udhëtonin pa lejen e nevojshme për të shkuar në Igumenicë dhe prej andej për Shqipëri. Ata vetë pretenduan në Polici se ishin punëtorë në Mikonos dhe se donin të ktheheshin në Shqipëri, ku jetonin.

- Advertisement -

TE FUNDIT