25.5 C
Tirana

Policët e Shkodrës dinë të luajnë bukur edhe futboll

VENDI

Policet nuk dine te bejne vetem detyren e tyre por edhe te luajne bukur futboll. Pikerisht per kete arsye, IPA Skodrini Region ka organizuar sot ne Shkoder kampionatin e pare te minifutbollit.

Ne te kane marre pjese disa ekipe te cilat kane rivalizuar me njeri- tjetrin deri ne fund por fitues eshte shpallur ekipi i FNSH Shkoder qe ka rezultuar te jete me i miri nga te gjithe te tjeret.

Ne fund eshte zhvilluar edhe ceremonia per dorezimin e kupes dhe disa çmimeve te tjera. Keto çmime jane dhene nga Kryetarja e IPA Skodrini Region, zj. Edra Beci dhe nga Sekretari i IPA Skodrini Zoti Hamdi Shullani.

Ne kete aktivitet mori pjese edhe Zv/Presidenti i IPA Albania z. Ardian Zaganjori. Ky aktivitet kishte per qellim perzgjedhjen e ekipit te minifutbollit qe do te perfaqesoje IPA Albania ne Lojrat Boterore “IPA GAME 2020” qe zhvillohen ne Malin e Zi.

www.shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT