20.5 C
Tirana

“Po ti ku punon?”, Rama ngelet pa fjalë nga përgjigja e hidhur e vëllait të Sajmir Grekut që vdiq nga tërmeti

VENDI

Tashmë siç e ka bërë zakon kryeministri Edi Rama së bashku me një kamerën e ERTV viziton familjet e prekura nga tërmeti.

Së fundmi kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte në familjen Greku e cila humbi 3 anëtarë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

I pranishëm në banesën sociale në Shkozë ku kjo familje është strehuar ishte edhe vëllai i të ndjerit Sajmir Grekut, Dorjan Greku i cili u pyet nga kryeministri Rama se ku punon, por përgjigja e tij e stepi disi kryesocialistin.

Rama: Ti ku punon?

Greku: Jam pa punë!

“Gjejini një punë djalit”– i drejtohet Rama shoqërusve të tij.

Ka qenë në Francë ndërhyri Veliaj, për të qetësuar kreun e ekzekutivit dhe për të justifikuar rastin e papunësisë së të riut.

Rama: Na thuaj kur të jesh gati dhe ne jemi gati të të ndihmojmë.

- Advertisement -

TE FUNDIT