17.5 C
Tirana

Po të kishim qenë mësues më të mirë…

VENDI

Nga Rexhep Rada
Ndoshta po të kishim qenë mësues më të mirë, do te kishim më pak injorancë në Shqipërinë tonë…
Ndoshta po të kishim qenë mësues më të mirë do të kishim më pak Cannabis në fushat tona.
Do të kishim politikanë e qeveritarë më të mirë, dhe shoqëria nuk do të adhuronte të fortët, por do të mbështeste intelektualët e vërtete.
Do të kishim më pak krim në lagjet tona, e më shumë tolerancë me njëri-tjetrin.
Do të kishim ekonomi më të mirë, zhvillim e punësim më të lartë.
Më shumë mirënjohje duhet t’i shkojnë atij mësuesi që nuk na ka llastuar, nuk na ka pranuar justifikime për t’i ikur puneë dhe na ka nxitur të kërkojmë të mirën dhe përgjegjësinë brenda vetes.
I dua shumë mësuesit e kolegët e mi të ndershëm e punëtorë, nga të cilët kam marrë modele jete…

- Advertisement -

TE FUNDIT