11.5 C
Tirana

Po të bashkojmë fuqitë, ne e ngremë Shqipërinë në këmbë!

VENDI

Në një video të publikuar nga Kryeministri Rama në rrjete sociale, shfaqet Presidenti turk Erdogan ku gjatë një fjalimi shprehet se Turqia do të bëjë sa ka mundësi për të ndihmuar vendin tonë  pas tërmetit. Mes të tjerat Erdogan ka theksuar se nëse bashkohen fuqitë Shqipëria do të ngrihet në këmbë

Konferenca Islamike ka 50 anëtarë. Ne po të kapemi dorë për dore, po të bashkojmë fuqitë, nuk ka rëndësi sasia, shumë apo pak, ne e ngremë Shqipërinë në këmbë. Kuptohet që dëshirat janë të mira. Por dëshirat po të mbeten vetëm fjalë fluturojnë. Mjalti po nuk hyri në gojë, nuk ëmbëlsohet goja. Ky mjaltë duhet ngrënë, ose ta ndajmë edhe me vëllezërit tanë këtë mjaltë.

Ne këtë duhet të bëjmë, të ndajmë mjaltin së bashku. Bota Islamike është ajo që do ta hedhë hapin më të rëndësishëm. Ne si Turqi po punojmë, por e dimë që nuk është e mjaftueshme. Ne do punojmë, do të vazhdojmë. Zoti Kryeministër i ka dërguar letra dhe kërkesa shumë vendeve. Shpresojmë të marrin përgjigje pozitive këto kërkesa, sepse ne e kemi ndjerë dhimbjen e këtij tërmeti vite më parë në Turqi është shprehur Erdogan.

- Advertisement -

TE FUNDIT