20.5 C
Tirana

“Po kujdesen për nivelin e kolesterolit”/ Hoxha “tallet” me mëngjesin e të të karantinuarve në Shëngjin

VENDI

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar fotot e mëngjesit për shqiptarët e sapo kthyer nga Italia dhe të karantinuar, në hotel-resortin e Shengjinit.

Në foto duket një mëngje si vakët, për të cili Hoxha ironizon se autoritetet po i mbajnë qytetarët në dietë të rreptë, për të mos patur probleme me obezitetin.

“Kjo që shikoni në foto, ishte menuja e mëngjesit, për shqiptarët e sapo kthyer nga Italia dhe të karantinuar, në hotel-resortin e Shëngjinit…
Mesa duket, autoritetet po kujdesen fort edhe për nivelin e kolesterolit të të karantinuarëve. Madje, po i mbajnë në dietë të rrepte, për të mos patur probleme me obezitetin.
😜😜😜
Sigurisht, nuk pretendon njeri, që tu coni për mëngjes, salmon të tymosur, apo petulla me mjalt.
Por, të paktën shtojuni dhe një kokërr veze të skuqur me shumë dhe nje fetë bukë më tepër… Jo për gjë, por do i hapni namin e keq resortit turistik me 5 yje, të prenotuar nga qeveria për karantinim…”, shkruan Hoxha.

- Advertisement -

TE FUNDIT