21.5 C
Tirana

Po bënte dru në mal, humb aksidentalisht jetën duke rënë nga shkëmbi

VENDI

Ka humbur jetën aksidentalisht teksa tentonte të bëntë dru në mal. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e të premtes në fshatin Lemnush të Gramshit.
Një 44-vjeçar ishte duke kullotur lopën në vendin e quajtur “Përroi i Dobrenjt”, ku ndërkohë po përpiqej të bënte dru. Mësohet se ai ka rënë aksidentalisht nga shkëmbi, duke gjetur dhe vdekjen.
Kanë qenë familjarët e A. J, të cilët kanë lajmëruar policinë pasi i afërmi i tyre nuk kishte shkuar në shtëpi. Trupi i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm.
Top Channel

- Advertisement -

TE FUNDIT