15.5 C
Tirana

Po arratiseshin me motor/ Shqiptarëve u bie pakoja me pistoleta, arrestohen

VENDI

Aksioni i policisë italiane vuri në pranga dy të rinj shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik armësh. Referuar mediave italiane, shqiptarët u pikasën nga policia krejt rastësisht.

Ata po shkëmbenin një bisedë mes tyre, kur një prej shqiptarëve ju afrua një autobusi, mori një pako dhe e vendosi në një motor të tipit Skuter.

Më pas ai u largua, por gjatë arratisjes i ra nga motori pakoja me pesë pistoleta brenda. Shqiptarët u arrestuan nga policia, ndërsa armët u konfiskuan. Të rinjtë u lanë në masën e sigurisë Arrest me burg nga Gjykata e Barit.

- Advertisement -

TE FUNDIT