10.5 C
Tirana

Plas keq sherri mes Encës dhe Bes Kallakut.

VENDI

Enca Haxhia i është kundërpërgjigjur ashpër Bes Kallakut pas deklaratave të këtij të fundit se Enca bën për ballkon ndërsa Bleona për profesionalizëm, duke iu referuar këtu roleve që këto dy të fundit kanë tek filmat respektivë të publikuar së fundmi. Por sipas Encës kjo është një hipokrizi dhe padrejtësi e Besit sepse ai vetë i ka kërkuar asaj që të marrë pjesë në filmin Falco.

Dy nga gjërat që urrej më shumë në botë janë padrejtësia dhe hipokrizia. Dhe spuntoja për këtë video është pikërisht ky lajm që ma dërguan miqtë e mi. Në rradhë të parë ndoshta jam shumë naïve që e mendoj këtë gjë por mua personalisht dhe çdo shqiptari duhet ti bëhet qejfi dhe më behet qejfi që kinematografia shqiptare po zhvillohet.

Detyra jonë si shqiptarë dhe si artistë është të mbështesim punët e njëri tjetrit. Në rradhë të dytë ndoshta Bes Kallaku ka harruar që përpara disa muajsh ishte ai i cili më kërkoi të luaja rolin kryesor në filmin e tij. Megjithatë mua mu desh ta refuzoja kërkesën e tij sepse nuk do të bënte sens as për mua as për projektet që të kisha rol protagonist tek të dyja.

Dhe pikërisht pak ditë më vonë Bes Kallaku shprehet në një emision që Enca ka ballkonin ndërsa x ka profesionalizmin ka thënë Enca. Më tej ajo e pyet aktorin e humorit se pse ia ofroi rolin në film për sa kohë që mendon se është e mirë vetëm për ballkon. Enca ia ka bërë të qartë Besit se nga tani e tutje marrëdhëniet mes tyre nuk do të jenë më të mira dhe se ai nuk do të ketë më mundësinë e bashkëpunimit me të.

Pra i dashur Besi cila ishte arsyeja që ti ma ofrove këtë rol kryesor për filmin tënd? Sepse unë isha jo profesioniste? Apo sepse të duhej një ballkon gjë e cila për mua nuk ka kuptim sepse e ke një ballkon në shtëpi. Jam e zhgënjyer si kolege por mërzitja ime tjetër ishte edhe seksualizimi i një femre nga ana e tij mbi të gjitha për një kolege mbi të gjitha kur vjen nga një person që është bashkëshort baba biri i një femre dhe mbi të gjitha artist.

Ne nuk kemi punuar ndonjëherë bashkë ti nuk e njeh profesionalizmin tim. Jam e sigurt që nuk do e kesh më mundësinë të punojmë bashkë. I uroj suksese çdo artisti shqiptar më bëhet shumë qejfi ku shoh filma shqiptar në kinema. Jam shumë e gëzuar që u bëra pjesë e një projekti profesional si I love Tropoja dhe komedia më e mirë shqiptare ka deklaruar Enca.

- Advertisement -

TE FUNDIT