20.5 C
Tirana

Plagosi dy vëllezërit ne Velipojë, vetedorezohet autori

VENDI

Gjatë ditës së sotme është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës A.N. , pasi ishte shpallur në kërkim, për plagosje në bashkëpunim të dy vëllezërve E. dhe D.T , 30 dhe 27 vjeç.
Ndoj akuzohet për plagosje në Velipojë në datën 19 maj të 2017. Pas 10 muajsh në kërkim A.N ka zgjedhur të vetëdorëzohet duke pranuar pjesëmarrjen në plagosjen e dy vëllezërve Tahiri në Shkodër.
Detajet/ Ngjarja para 10 muajsh
Dalin detaje nga ngjarja e mesditës së djeshme, ku në Velipojë u plagosën me armë zjarri dy vëllezërit E.T. , 30 vjeç dhe Durim Tahiri 24 vjeç. Policia e Shkodrës thotë se ka zbardhur ngjarjen duke vënë në pranga vëllezërit e plagosur, me banim në fshatin Mali Kolaj,
Njësia Administrative Velipojë, dhe B.N. , 35 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe e Re të Velipojës.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e A.N., 25 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe e Re. Katër të dyshuarit janë konfliktuar me armë zjarri dhe mjete të forta, midis tyre, ku si pasojë e konfliktit janë plagosur me armë zjarri E.T. i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe D.T. i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, së bashku me dy krehër me 42 fishekë.
Hetimet lidhur me këtë ngjarje janë në vijimësi ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim, dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”

- Advertisement -

TE FUNDIT