20.5 C
Tirana

Përsëritet historia: Avantazhi që iu dha Deas, dikur çoi në televotim Donaldin, Trixën dhe Einxhelin

VENDI

Avantazhi që iu dha dje Deas për të çuar në televotim tre banorë nuk ishte hera e parë që ndodhte në shtëpinë e Big Brother VIP. Vitin e kaluar ky avantazh iu dha Arbër Sulstarovës, por ky i fundit bëri një zgjedhje krejt ndryshe.

 

Asokohe Arbri çoi në nominim Donaldin, Trixën dhe Einxhelin. Donaldi dhe Trixa në atë kohë ishin çift ndërsa Einxhel ishte kundërshtare me të dy. Për rifreskim kujtese: Donaldi dhe Einxhel prej disa puntatash kishin patur debate të forta ndërsa me Trixën, Einxhelit i kishte mbetur hatri pasi nuk e kishte shpëtuar Dagzin në zinxhirin e shpëtimit.

 

Kështu shumë njerëz kanë krahasuar zgjedhjen që bëri Dea Mishel me Arbrin dhe ky i fundit ka reaguar me një status ku shprehet se zgjedhja e Deas ishte e dobët.

 

“Për mendimin tim, nominimi i djeshëm duke qenë persona nga i njëjti grup (Luizi, Kiara, Efi) është nominimi më i dobët dhe më i pamerituar. Ishte zgjedhje e lehtë për lojën personale e ardhur nga inati dhe jo nga logjika. Veprimet që vijnë nga inati nuk të çojnë larg”, shkruan Arbri.

 

Kujtojmë që vitin e kaluar publiku vendosi të largonte Trixën nga shtëpia.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT