20.5 C
Tirana

Përplaset nga makina, humb jetën këmbësori

VENDI

Një person dyshohet se ka humbur jetën mesditën e kësaj të diele, si pasojë e përplasjes nga një makinë.

Informacionet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “tre urat” në Çermë të Lushnjes.

Ndërkohë paraprakisht policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policise:

Divjakë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, një automjet tip “Fuoristradë” dyshohet se ka përplasur shtetasin F.M, 64 vjeç, nga Zhamë Sektor, i cili ka qënë duke udhëtuar me biçikletë dhe ka gjetur vdekjen në vend.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

- Advertisement -

TE FUNDIT