20.5 C
Tirana

Përplasen makinat me shpejtësi, plagosen dy persona

VENDI

Dy persona janë plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne në Korçë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të një karburanti, ku janë përplasur mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin L.Ç, me mjetin tip “Mazda” me drejtues shtetasin O.G.

Për pasojë janë dëmtuar, drejtuesi i mjetit tip “Renault” shtetasi L.Ç, si edhe pasagjeri i këtij mjeti shtetasi D.A, të cilët u dërguan në Spital.
Informacionet bëjnë me dije se një nga të plagosurit Lulezim Cami ndodhet në gjendje të rëndë.

- Advertisement -

TE FUNDIT