15.5 C
Tirana

Përlot Ami me mesazhin e saj: Fustanet e bardha po i veshin për tu bërë ëngjëj

VENDI

Moderatorja Amarda Toska ka rrëfyer një histori prekëse, teksa ka zbuluar se disa kliente kanë kërkuar sot në dyqanin e saj të marrin dy fustane nuserie për dy viktimat e tërmetit Diena dhe vajzën Esiela. Postimi i plotë.

Shume here kam derdhur lot gezimi dhe mallengjimi kur kemi percjelle vajza me fustane nuserie. Kurre nuk ma merrte mendja qe mund te derdhja lot dhimbjeje si sot per te bukurat Diena dhe Esiela.

Ne filialin tone ne durres erdhen disa kliente dhe bene nje kerekese rënqethëse. Dy fustane nusesh per dy vajza qe do i thone lamtumire te gjitheve ne diten e varrimit te tyre.

Ishin familjaret e Diena dhe Esiela Karanxhaj. 30 dhe 9 vjeç. Nëna dhe vajza që humbën jetën nga tërmeti. Nuk mund ta imagjinoj dot si mund të ndihet babai i Dienës, i cili humbi vajzën, mbesën dhe akoma pret që të nxirret trupi i të shoqes nga rrënojat.

Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin per tu bere nuse por per tu bere engjej qe do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemren. Zot jepu force te perballojne dhimbjen e madhe qe fati ua dhuroi, shkruan Ami.

- Advertisement -

TE FUNDIT