9.5 C
Tirana

“Përgjimet e Bild, neni që fut në burg Edi Ramën”

VENDI

Një seri përgjimesh nga dosja 184, të publikuara nga tabloidi gjerman BILD paraqitën një nivel të ri të asaj që duket se është abuzim masiv me pushtetin, presion i paligjshëm mbi votuesit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore, duke përfshirë kësaj here, edhe nivelet më të larta qeverisë e Partisë Socialiste. Kjo dosje është hapur pas një kallëzimi penal të Partisë Demokratike mbi zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara për Bashkinë Dibër në shtator të atij viti.

 

Si pjesë e hetimit, prokurorët e kohës duket se vunë nën përgjim një numër zyrtarësh me poste të ndryshme në shtet si dhe zyrtarë të Partisë Socialiste, duke sjellë krijimin e një dosjeje voluminoze me keqbërje të ndryshme, nga ofertat për blerje votash te keqpërdorimi i burimeve publike, te presioni mbi punonjësit e administratës apo te bashkëpunimi me persona me të shkuar kriminale.

 

Në përgjime u publikua dhe një telefonatë e kryeministrit Edi Rama. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, me këtë telefonatë Edi Rama përfundon në burg.

“Kjo dosje nuk hetohet për faktin tregon qartë se është në dijeni të plotë mënyrën se si po vepron vartësit e tij në zgjedhje. Kjo tregon që është një skemë që ka një kokë. Është Neni 328/ A i Kodit Penal që dënon Ramën. Ky nen fut në burg Edi Ramën. Ndaj kjo çështje nuk hetohet. Kjo vepër penale është konsumuar tërësisht nga Edi Rama, ndaj prokuroria nuk po heton. Edi Rama duhet të ishte marrë në pyetje”, tha Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

 

 

 

Përgjimi Edi Rama- Arben Keshi

 

Arben Keshi: Po shefi.

Edi Rama: Hë mo si duket.

Arben Keshi: Mirë te pritshmëritë jemi.

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre komisionerëve, e kemi realizuar.

Edi Rama: Ashtu ëëë?

 

Arben Keshi: Po them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjt kishin bëërë presione me thanë?

Arben Keshi: Po deshën të me kapnian mua, por ajo ndodhi pas dy minutash që unë u futa te stafi, se po me pritshin te hoteli ku flija.

Edi Rama: Çfarë do të bëshin ty ata?

Arben Keshi: Ishin ja 50 veta. Ishte kjo pjesa e presionit, me goditje me kështu. Ai është legen, ai Flamur Noka është…

Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka more.

 

Arben Keshi: Dhe ky djali sa doli, sa më la mua, dhe ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Ishin 50 veta, jo se bënë ndonjë gjë, e goditën, por problemi është se ikën dhe si kapën dot.

Edi Rama: Më mirë, mo u hap, çi do sherret. Nigjo, ti mendon që e kemi realizuar objektivin ëë?

Arben Keshi: Unë them që po. Mund të lëvizë pak ose me shumë. Por nga ata që na kanë thënë komisionerët, jemi me pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët i ke pas top apo jo?

Arben Keshi: Po, po. Ne rregull i kam pas.

 

Edi Rama: Mirë vllai!

Arben Keshi: Ishallah! Mirë faleminderit.

Edi Rama: Hajd ciao, ciao!/ Opinion.al

- Advertisement -

TE FUNDIT