15.5 C
Tirana

Përfaqësoi Shqipërinë si Miss, kush është vajza me aftësi ndryshe.

VENDI

Ajo u bë e njohur pak ditë më parë, në kompeticionin Miss and Mister Deaf 2019 në Itali ku u rendit në vendin e 5. Maria Taragjini, 21 vjeçarja me aftësi të veçanta që nuk flet dhe nuk dëgjon, realizoi ëndrrën e saj për të përfaqësuar Shqipërinë dhe për këto emocione foli sot e ftuar në emisionin Rudina. Maria, e cila aktualisht është studente në vitin e dytë në Universitetin e Arteve për degën Skulpturë dhe Pikturë, konkurroi me 5 veshje, mes të cilave edhe një kuqezi.

Përfaqësimi i Shqipërisë ishte një ëndërr e bërë realitet dhe renditja në vendin e pestë ishte një arritje e madhe, edhe pse thotë që konkurrenca ishte e fortë. Konkurrova me 5 veshje me një veshje kuqezi, me një veshje të zezë, me diçka që më është dukur në modë, me rroba banjo dhe me fustanin e kuq. Gara ishte e fortë, shumë vajza të bukura, shumë konkurrencë. Nuk e kam pasur të vështirë, e kam ndjerë veten të sigurtë pasi më kanë ndihmuar njerëz që janë të kësaj fushe.

Plotësova ëndrrën që kam pasur që e vogël, kam mësuar se si të eci në pasarelë, të bëhem e bukur. Plotësimi i ëndrrës është diçka shumë e madhe. Maria gjithashtu na dha një lajm të bukur pasi prej më shumë se një viti e gjysmë është e lidhur me një djalë nga Mali i Zi, i cili gjithashtu ka të njëjtat aftësi të veçanta si ajo. 21 vjeçarja shprehu ëndrrën e saj për të ndihmuar një vajzë me të njëjtat aftësi si ajo që të bëhet pjesë e garës në Miss and Mister Deaf 2019. Mesazhi i Marias është mos paragjyko, por ndihmo, ne jemi si ju.

- Advertisement -

TE FUNDIT