25.5 C
Tirana

Pas padisë Rama përsëri godet Haradinajn, ja si e quan.

VENDI

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas padisë që paraqiti një ditë më parë në Gjykatën e Themelore të Prishtinës ndaj homologut kosovar Ramush Haradinaj.

Teksa i përgjigjej një komentuesi në rrjetin social se pse nuk ishte në Kosovë për të përkujtuar Masakrën e Reçakut Rama shprehu keqardhje për ata që e mallkojnë. Ai e ka goditur përsëri shefin në detyrë të ekzekutivit kosovar duke e quajtur patriot hipokrit.

Keqardhje e turp per ty dhe kedo tjeter si ti që prej Kosove me shan e me mallkon paturpersisht per tradhetira imagjinare e per poshtersira te sajuara ndaj meje nga politikane e analiste pa din e pa iman është shprehur Rama.

Une kam bere bej e do bej gjithcka mundem per Shqiperine e per Kosoven po njesoj e nuk kam ndermend as te terhiqem as te perkulem perballe kesaj armate trushkulurish shpifesish e parazitesh sepse jam me te drejten dhe me te verteten qe edhe kur vonon nuk harron asnjehere ka shkruar ai.

E sa per Reçakun ato viktima te pafajshme te agresionit serb nuk i nderon aspak zoteria jote duke me fyer mua ashtu sikunder viktimat e urrejtjes nuk nderohen aspak duke i perdorur per politiken e ulet qe i ndan njerezit ne patriote e ne tradhetare ka thënë Rama.

Kjo ishte pergjigja ime per ty teksa ndjek me shume keqardhje se si ajo lloj politike po ia merr Kosoves frymen e fytyren, ne syte e njerezve te thjeshte dhe te miqve te medhenj nderkombetare te cilet habiten gjithnje e me shume nga paaftesia politike e nga hipokrizia patriotike e atyre qe kujtojne se me shpifjet e sharjet ndaj meje do i ikin pergjegjesive te tyre para popullit dhe te ardhmes se Kosoves ka shkruar kryeministri i Shqipërisë.

- Advertisement -

TE FUNDIT