10.5 C
Tirana

Pas ndarjes nga Jonida, Romeo i lidhur me vjazën e njohur për publikun.

VENDI

Prej disa kohësh aktori i humorit Romeo Veshaj ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të lidhjes me këngëtaren Jonida Maliqi. Ata u përfolën se u ndanë pas publikimit të një video me skena intime ku Jonida shfaqej në rrugët e Parisit me Flori Mumajesin.

Mirëpo burime për Panorama Plus hedhin poshtë këto zëra duke treguar që çifti ishin ndarë javë përpara se video të poublikohej. Nuk dihen arsyet e ndarjes por Romeo gjatë kësaj kohe është parë në shoqërinë e blogeres së njohur Sara Kolami.

Theksojmë që përpara se të bëhej blogere Sara ka qenë prezantuese në një emision me moderator Kelvi Kadilli. Thuhet se ata kanë nisur një romancë me njëri tjetrin të cilën e kanë mbajtur të fshehtë.

Ndërkohë njohja mes Romeos dhe Sarës mendohet të ketë nisur Brenda mjediseve të Vizion Plus ku aktori bashkë me vëllain Donaldin dhe të dashurën e vëllait Bora Zemanin realizojnë emisionin e tyre Treshat.

- Advertisement -

TE FUNDIT