13.5 C
Tirana

Pas ndalimi të qarkullimit autobusëve merren masa dhe për automjetet private.

VENDI

Nga dita e nesërme në orën 06 deri të dielën në mesnatë do të pezullohet edhe qarkullimi i automjeteve private në Tiranë Durrës Shkodër Lezhë Elbasan Lushnje Fier dhe Vlorë.

Një urdhër shumë i domosdoshëm është publikuar ditën e sotme nga qeveria si një masë mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusi në Shqipëri.

Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe atyre të transportit ndërurban drejt tiranës dhe durrësit apo anasjelltas nga tirana dhe durrësi drejt zonave të tjera të vendit.

Qarkullimi në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra.

Këto masa kufizimi të lirisë së qarkullimit janë domosdoshmëri për të mbrojtur çdo qytetar çdo familje dhe vetë shqipërinë nga përshkallëzimi agresiv i sulmit të koronavirusit mbi ne dhe të afërmit e të njohurit tanë.

Ky është një grip që do të prekë shumë prej nesh 80 perqind e atyre që do të preken do ta kalojnë pa asnjë shenjë. Kjo do të thotë se gjithkush nga ne mund ta ketë.

Prandaj edhe pse nuk ndjejmë asgjë na takon të gjithëve të mbrojmë të moshuarit e të sëmurët rrotull nesh sepse po e transmetuam tek ata u kemi bërë peshqesh një hall të madh shkruan Rama.

- Advertisement -

TE FUNDIT