15.5 C
Tirana

Pas Lasgushit e Migjenit, Air Albania sjell edhe…

VENDI

Pas Lasgushit dhe Migjenit linjës së fluturimeve Air Albania i shtohet edhe Naimi i cili do të mbulojë linjat Verona Bergamo Pisa në Itali.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Rama i cili shton gjithashtu se edhe Noli është në planet e afërta për tu ngritur në fluturim por i duhet të pres pasi do të bëjë një rrugë më të gjatë atë në Amerikë.

Rama nuk ka harruar të thumbojë edhe kritikët apo nënqeshjet e bëra më herët kur Shqipëria u bë me avionët e saj nën logon Air Albania.

Ja edhe Naimi po vjen pas Lasgushit e Migjenit siç jua kam thënë duke marrë mbrapsht shumë nënqeshje e përqeshje po ska gjë pak nga pak do ta mësojnë edhe nënqeshësit e përqeshësit se unë them atë që bëj dhe bëj atë që them.

Tani po ju them pas Naimit vjen Fishta dhe mirëpres me buzëqeshje çdo nënqeshje e përqeshje.

Se mos thotë ndonjëri që e kam harruar Nolin jo gabon por Nolit i duhet zgjatja e pistës sepse do të bëjë Amerikën prandaj më duhet ta mbyll me atë fjalën magjike që aq shumë inat e kanë shumë miq këtu durim shkruan Rama.

- Advertisement -

TE FUNDIT