17.5 C
Tirana

Pas humbjes së Vllaznisë, Jonuzi thotë ka patur presion që në fillim. Po nga kush?!

VENDI

Vllaznia ka marrë humbjen e dytë radhazi në kampionat duke u mundur këtë herë brenda në shtëpi nga ekipi i Bylisit. Ballshiotëve i ka mjaftuar një gol i Jankut në minutën e16 për të siguruar një fitore shumë të rëndësishme në Shkodër. Ky gol i ballshiotëve kundërshtohet ashpër nga lojtarët dhe trajneri Jonuz sepse fillimisht u sinjalizua për pozicion jashtë loje por pavarësisht këtij acarimi, nga pamjet filmike rezultoi një gol i rregullt ndërsa shkodranët patën pretendime edhe për disa karton të verdhë apo faulla të padhëna.

Vllaznia erdhi me disa mungesa në ndeshjen ndaj Bylisit ndërsa loja e zhvilluar nuk rrezikoi thuajse asnjëherë ballshiotët të cilët patën edhe disa raste të tjera. Vllaznia zgjohet në 5 minutat e fundit për të marrë të paktën barazimin por nuk ia del. Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz e nis me një shaka prononcimin e tij ndërsa pranon se ekipi i tij nuk luajti aq mirë pa harruar kritikat për arbitrimin. Trajneri Jonuz tha se tek Vllaznia ndihet nën presion sepse ish trajnerë dhe ish lojtarë nga fillimi i kampionatit dhe deri më tani përmes kritikave kanë krijuar këtë ndjesi presioni për teknikun e kuqebluve ndërsa kërkon mbështetje për skuadrën e tij duke qenë i gatshëm edhe të largohet nëse është nevoja.

Trajneri i Bylisit Veljko Dovedan është jo i kënaqur me lojën e ekipit të tij sepse Vllaznisë duhej ti shënonte më shumë gola me rastet që u shfaqën Pas kësaj humbjeje Vllaznia qëndron në vendin e 7 me 15 pikë, 5 pikë larg vendin të dytë dhe vetëm një pikë larg vendit të 8 që të çon në Play Out ndërsa ndeshjen e radhës do ta ketë ndaj Tiranës në transfertë. Bylisi me fitoren ndaj Vllaznisë ngjitet në vendin e dytë me 20 pikë, një më pak se Partizani kryesues duke qenë surpriza e këtij kampionati.

- Advertisement -

TE FUNDIT